AktualitetTë fundit

Ekzekutimi i Endri Mustafës; Bashkëshortja e viktimës: Vrasja nuk ka lidhje me fisin Liçi dhe Bajraj, ai iku me 15-vjeçarin në orën 10 e s’u kthye më

Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, që u gjet i vrarë ditën e djeshme në zonën e Livades, flet sërish për media.

Ingrid Mustafa ka hedhur poshtë policinë në një deklaratë për mediat ditën e sotme.

Ajo ka thënë se Ibrahimi dhe fisi Liçi janë miq me familjen e tyre, ndërsa tregoi se bashkëshorti i saj është larguar në mbrëmje në orën 10:00 pasi e kërkoi një djalë e s’është kthyer më. Gruaja kërkon që të zbardhet si çështje e të vihet drejtësia për të.

“Ata janë komshi këtu nuk kemi pasur asgjë problem me ta, unë kam dhënë deklaratën time për të. habitem se si e kanë nxjerrë se nuk kanë lidhje, ne jemi 100% të sigurt se ngjarja nuk ka ndodhur me ta, ne jemi kojshi me ta nuk i kemi pasur asnjë lloj problemi me ta. ai iku në darkë më tha po iki deri në livadh e po vij për 10 minuta, ishte edhe natë, ishte me këtë djalin mbrapa se kishte ardhur dhe e kërkonte vazhdimisht. I kishte bërë disa muhabete, por i thash që mos u merr me të, jo po ai është fëmijë nuk ia vuri veshin e anashkaloi se çfarë mund t’i bënte. Ka ik në 10 të darkës dhe nuk kemi marrë asnjë fjalë nga ai. më gjatë nuk më tha as se ku po shkon as çfarë do të bëjë atje. Nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi, ai erdhi për qejf se çfarë muhabetesh nuk e di se çfarë i ka thënë. Iku me atë 15-vjeçarin nga shtëpia. 15 vjeçari i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të”, tha ajo.

Në një deklaratë të dytë ajo ka hedhur poshtë dhe zërat se fisi Bajraj  mund të jetë i përfshirë në krim: Deshta me ju thanë , se janë duke na ardh lajme,e ka bërë ai po ai, na ka marrë fisi i Bajrave e na kanë thënë që ne nuk kena lidhje me ngjarjen. Pra të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë . Mediat janë tu na hap fjalë shumë ne nuk e dimë kush e ka bërë, e thashë dhe  më herët. të vetmen gjë që dimë është se djali pas shtëpisë sonë , vetëm ai e din se kush  e ka ba.

Ai ka dal vetëm me të, policia nëse do me e zgjidh , e zgjidh vetëm me atë se ne s’kemi pas pune as me njërin fis as me tjetrin , nuk është e vërtetë që burri im është vrarë për njërin fis apo për fisin tjetër, kjo nuk është e vërtetë

Janë duke hap fjalë shumë dhe kjo  s’është e drejtë, policia dhe prokuroria të kapë policin që e ka liru se e di ai.

Për fiset s’kemi dyshime fare s’kemi pas lidhje  fare me ta.

Kujtojmë se është shpallur në kërkim Ibrahim Liçi dhe është arrestuar i mituri E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Liçin kanë vrarë me armë zjarri Mustafën.

15 vjeçari bëjnë me dije burime për Top Channel, ka folur para autoriteteve për vendin se ku ishte lënë armën e krimit, pas kësaj RENEA ka shkuar në kënetë për të kryer kontrollet.

Viktima është gjetur në bregun e liqenit, ndërsa ka marrë 6 plumba. Konkretisht ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë, 3 në gjoks.

Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

 

Fraksion.com