“Adresë tjetër në dispozicion”; Rama publikon “gatipërshqipërinë@kryeministria.al”
Kryeministri Edi Rama publikoi sot platformën e krijuar për të gjithë ata që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët duan të kontribuojnë me idetë e tyre në punët e mandatit të tretë.
Rama publikoi adresën gatipërshqipërinë@kryeministria.al, e cila sipas tij është në dispozicion të atyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë.
“gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë”, tha Rama.
Fraksion.com