Situata në Gazë; Anthony Blinken: Palët të mbrojnë civilët, Izraeli të sigurojë jetën e tyre
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë një vizite në Danimarkë, është ndalur tek situata e trazuar mes Izraelit dhe Palestinës. Blinken u ka bërë thirrje palëve që të mbrojnë civilët, sidomos fëmijët, ndërsa shtoi se Izraeli, si një vend me demokraci më të shëndetshme, ka një barrë shtesë për të siguruar mbrojtjen e tyre.
“Ne do të bëjmë një diplomaci intensive për t’i dhënë fund këtij cikli aktual të dhunë. Jemi të gatshëm për mbështetje nëse palët kërkojnë një armëpushim”, u shpreh Blinken.
Kujtojmë se në Gaza, dhuna nga të dyja palët, Izraeli dhe Hamasi është përshkallëzuar dhe nga sulmet e të dyja palëve janë shënuar viktima.
Fraksion.com