AktualitetTë fundit

Shpërthen granata e groposur në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Caushli të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij.

Fermeri ka qenë duke punuar tokën me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes që dyshohet granatë e vjetër.

39-vjeçari i plagosur Hergert Spahiu, është transportuar drejt spitalit dhe ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

‘Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.’- njofton policia.

 

Fraksion.com