AktualitetPolitikëTë fundit

“Pak orë para mbledhjes”; Biberaj: Për të përmbysur Ramën duhet një PD e reformuar nga themeli

Pak orë para mbledhjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, është shprehur se për të përmbysur Edi Ramën duhet një PD dhe një opozitë e reformuar nga themeli.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Biberaj shkruan se demokracia është në rrezik dhe se Edi Rama dhe se banda e tij e “Rilindjes” kanë vjedhur shqiptarët barbarisht.

Ai shton se këta nuk duhen lënë asnjë sekondë në pushtet me votat e vjedhura sipas tij të 25 prillit.

Biberaj shkruan se në këtë situatë PD dhe opozita kanë përgjegjësit e tyre

Te dashur miq,
Sot u bene 3 jave nga masakra e papare e farses zgjedhore te 25 Prillit. Atehere kur te gjithe shqiptaret prisnin rrotacionin e pushtetit per te sjellur nje ndryshim te madh ne Shqiperi, ndodhi ajo qe nuk pritej nga askush. Rilindja duke perdorur shtetin dhe pushtetin si dhe cdo forme apo mjet kriminal vodhi 74 mandate, duke tjetersuar vullneti e shqiptareve, duke e zhytur vendin ne modelet e krizave ciklike te ish-republikave sovjetike, apo atyre te Amerikes Latine apo Afrikes qe nuk lejojne rrotacionet politike nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ne kete situate kur demokracia jone eshte ekzekutuar me 25 Prill, opozita dhe populli duhet me cdo mjet cmim dhe kusht te mbrojne demokracine nga vdekja totale e saj. DEMOKRACIA NE REEZIK- KOMBI NE RREZIK! Natyrisht qe ne situaten e absurdit te krijuar PD dhe opozita kane pergjegjesite e ryre te padiskutueshme nga gabimet ciklike dhe te njepasnjeshme qe nga bojkoti i ndarjes administrative te cilin PS e beri sic deshi vete duke favorizuar vehten politikisht, djegia e mandateve parlamentare 2018, bojkoti i zgjedhjeve vendore 2019, ulja ne pseudo-tryezen e reformes zgjedhore me eksponentin e krimit zgjedhor Damian Gjiknuri, mos-kemebengulja dhe mos-mbeshtetja e listave te hapura apo e sistemit te paster maxhoritar, pranimi dhe mos-kontestimi nepermjet reagimit popullor i ndryshimeve te njeaneshme kushtetuese nga nje parlament komplet jo-legjitim, mos-reagimi per prishjen e njeaneshme te marreveshjes se 5 qershorit 2020 dhe ndalimin me kushtetute (rast unikal ne Bote) te koalicioneve para-zgjedhore, mos-dalja me lista te perbashketa PD-LSI si dhe heqja dore nga qeveria teknike dhe hyrja ne zgjedhje me kryeminister koken e krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi Edi Rama. Per te perballuar sfidat e kohes dhe per te permbysur Edi Ramen duhet nje PD dhe opozite e reformuar nga themeli!

 

Fraksion.com