Kryesia e PD propozon: Zgjedhjet më 13 qershor, propozohen emrat në Komisionin Zgjedhor në PD! Jemin Gjana kryetar
Më 13 qershor në Partinë Demokratike me shumë mundësi ka zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.
Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Propozim i cili do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.
Bardhi ka propozuar gjithashtu që të analizohet puna e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Sipas tij në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm
“I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojmë lidershipin aktual”, ka propozuar Bardhi.
Sipas tij nga 16 deri më 22 maj të bëhet paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit ‘Një anëtar, një votë’.
Teksa pritet që të merret vendimi për zgjedhje brenda partisë më 13 qershor, në PD janë propozuar edhe emrat që pritet të jenë pjesë e Komisioni Zgjedhor në PD në këtë forcë politike.
Emrat:
Jemin Gjana kryetar
Albana Vokshi anëtar
Belind Kelliçi anëtar
Eno Bozdo anëtar
Mimoza Hasekiu anëtar
Albert Avduli anëtar
Gjoke Vuksani anëtar
Ervin Minarolli ndihmës
Lulzim Omuri ndihmës
Fraksion.com