‘Defender 21’: Mbërritën në Rinas 267 ushtarë amerikanë; Yuri Kim: Jo vetëm përfitim ushtarak, SHBA ka investuar 35 mln dollarë me punësimet për stërvitjens
Mbërritën pasditen e sotme 267 ushtarë të Forcave Amerikane në Tiranë, pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s dhe pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit. Trupa e Ushtrisë Amerikane do të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit dhe janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur dhe përfundon stërvitja.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ‘defender 21’ është një stërvitje ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale.
“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon.
Shqipëria është mikritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë.
SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.
Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj teksa priti 267 ushtarakë nga SHBA, tha se kjo është një ngjarje historike.
‘Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe. Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tonë.’- tha Begaj.
Stërvitja është zhvilluar në Durrës, apo edhe në Pashaliman të Vlorës mes marinës amerikane dhe asaj shqiptare. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.
Forcat e Armatosura Shqiptare do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.
Fraksion.com