AktualitetBota+Të fundit

Britania e shqetësuar për variantin indian të koronavirusit në dy qytete të Anglisë veriore

Britania po dërgon zyrtarë të shëndetit publik, të mbështetur nga ushtria, për të shpërndarë derë më derë teste të koronavirusit në dy qytete të Anglisë veriore, në një përpjekje për të frenuar një variant të virusit që përhapet me shpejtësi e që kërcënon planet për zbutjen e masave.

Rastet e infektimit me një variant të virusit të identifikuar për herë të parë në Indi janë dyfishuar këtë javë. Këshilltarët shkencorë të qeverisë thonë se varianti ka të ngjarë të jetë më i transmetueshëm sesa varianti mbizotërues në Britaninë e Madhe, megjithëse është i paqartë ritmi i përhapjes.

Kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar se varianti “mund të jetë një pengesë serioze për përparimin e bërë”. Ai tha se faza tjetër e masave të lehtësimit të bllokimit do të fillonte siç ishte planifikuar të hënën, por paralajmëroi se varianti mund të vonojë planet për heqjen e të gjitha kufizimeve në 21 qershor.

 

Fraksion.com