Basha mbledh nesër Kryesinë e Këshillin Kombëtar! Kritikët e kryedemokratit ‘fushatë’ në rrethe! Aleati: S’ka prova për masakër
PD do të mbledhë nesër Kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar. Fillimisht në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e kryesisë me rend dite: diskutime dhe vendimarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjheve të 25 prillit.
Më pas në orën 19.00 me të njejtin rend dite do të zhvillohet mbledhja e këshillit kombëtar. Në mbledhjen e parë të kryesisë së PD do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në çdo qark. Në këtë takim pritet që kryetari i PD të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Mbledhja e nesërme do të shënojë edhe përballjen e parë të Bashës me kritikët e tij në PD, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje.
Bëhet fjalë për Fatbardh Kadillin anëtarin e kryesisë i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD, si dhe Bujar Nishanin kryetarin e Këshillit Kombëtar, i cili kërkon largimin e Bashës dhe reformimin e partisë.
Në mes të “luftës” që ka nisur brenda demokratëve, kritikët e Bashës pjesë e grupimit për PD kanë nisur takimet me bazën e partisë në rrethe. Një ditë para mbledhjes së kryesisë së PD dhe Këshillit kombëtar ish- presidenti Nishani zbriti në Korçë ku përsëriti kërkesën për largimin e Bashës dhe reformimin e PD. Ndërsa aleati Arjan Starova tha se Basha s’ka prova për masakër zgjedhore.
Fraksion.com