“Të shkoj pak në WC se kam dhimbje barku”, i dyshuari për vrasjen e Everest Çakës në Elbasan arratiset nga dhomat e shoqërimit
Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e Everest Çakës, ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe 39-vjeçarin Mirjan Dedja (Asllani), i cili rezulton me precedent penal.
Mirëpo pasi u mbajt 1 ditë në komisariat, rreth orës 6 të mëngjesit të djeshëm, 39-vjeçari është arratisur nga dhomat e shoqërimit.
Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetim për 4 punonjës policie, përgjegjës për sigurinë e të shoqëruarve.
Policia e ka shoqëruar Dedjan dhe ai ka shfaqur shenja të forta të nervozizmit. Policët e kanë neutralizuar dhe ndaluar në qeli. Tashmë për Dedjan do të ketë akuzë për arratisje. 39-vjeçari ishte shoqëruar në një nga zyrat e inspektorëve të policisë pasi dyshohet se është i implikuar për vrasjen e 41 vjeçarit Everest Cakaj.
Ai në një moment ka kërkuar që të shoqërohej për në VC me pretendimin se kishte dhimbje barku.
Nga aty, me pranga në duar është arratisur duke shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së policit, që po komunikonte me shefin në telefon. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes.
Fraksion.com