Rumani: Vaksina në vend të dhëmbëve të vampirëve
Ndërsa Serbia apo disa vende të tjera u paguajnë shpërblim atyre që vaksinohen, Rumania po përdor metoda kreative për fushatën e vaksinimit.
Në kështjellën e famshme Bran, në Rumani, e cila ka frymëzuar romanin e famshëm gotik “Drakula” të shkrimtarit Bram Stroker, kanë nisur “maratonat e vaksinimit”.
Gjatë fundjavave të majit vizitorët mund ta marrin dozën e vaksinës pak metra larg hyrjes së kalasë së famshme.
Për këtë vizitorëve nuk u nevojitet as rezervim dhe turistët përfitojnë një “diplomë vaksinimi” dhe hyrje falas në dhomat e kështjellës.
Fushata “Një pickim nga shiringat dhe jo nga dhëmbët e vampirëve” synon t’u ofrojë njerëzve një mënyrë të këndshme dhe të ndryshme vaksinimi.
Serbi: Vaksnim në qendrat tregtare
Në Serbi, e cila fillimisht zuri vend në faqet kryesore të mediave për fushatën e shpejtë të vaksinimit, janë vaksinuar deri tani plotësisht 1,3 milionë vetë. Por programi ka mbetur në vendnumëro dhe Serbia shpreson që ta avancojë fushatën e vaksinimit duke ofruar vaksinim edhe në qendrat tregtare.
Po ashtu të gjithë ata që vaksinohen deri më 31 maj, do të marrin 3000 dinarë (25 Euro) shpërblim deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç./DW