E pazakontë; Zbardhet Shkodra nga breshëri në mes të muajit maj
Një stuhi breshëri ka ‘pushtuar’ natën e kaluar qytetin e Shkodrës.
Sipas parashikimit të motit të dy ditëve më parë, pritej që disa qytete të kishin reshje shiu.
Sikurse shihet edhe nga pamjet breshëri i rënë vijon të jetë ende prezent në rrugë, ka zbardhur Shkodrën sikur të kishte rënë borë.
Nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme në të mbjellat e qytetarëve, por shihet që anës rrugës trashësia e breshërit është disa centimetra.
Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të bimëve dekorative.
Fraksion.com