AktualitetBota+Të fundit

Britania shqetësohet për përhapjen e variantit indian

Kufizimet lokale dhe ato rajonale për të luftuar variantin indian të koronavirusit nuk mund të përjashtohen, ka thënë Qeveria britanike, teksa ka shprehur shqetësim për shpejtësinë e përhapjes së këtij varianti në Mbretëri të Bashkuar.

Aty është thënë se kufizimet “ekonomike dhe sociale” mund të rikthehen në disa pjesë të këtij shteti, nëse është e nevojshme.

Masat mund të përfshijnë përshpejtimin e marrjes së dozës së dytë të vaksinës për disa njerëz që jetojnë në zonat më të prekura.

Sistemi Publik Shëndetësor ka regjistruar 1,313 raste të variantit britanik në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dhënat e publikuara të enjten janë dyfish më të larta sesa ato që janë raportuar më 5 maj.

Departamenti për Kujdes Shëndetësor dhe Social ka thënë se “nuk ka të dhëna të qarta që tregojnë se ky variant ka ndikim më të madh në sëmurje më të rëndë apo që i shmanget vaksinës”.

Faza tjetër e lehtësimit të kufizimeve në këtë shtet pritet të nisë më 17 maj.

Të enjten, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 11 viktima dhe 2,657 raste me koronavirus.

Gati 36 milionë banorë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Sistemi Publik Shëndetësor ka thënë se vaksinat kanë ruajtur jetët e 11,700 personave dhe kanë parandaluar sëmurjen e rëndë të 33,000 të tjerëve.

 

Fraksion.com