Në Ditën e Fiter Bajramit, Lame dorëzon legalizimin për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje: Po të mos plotësoj normën më bërtet Rama, po e plotësova më bërtet Basha
Në këtë ditë të Fitër Bajramit, drejtori i Kadastrës Artan Lame, ka zgjedhur t’i dorëzojë Myftinisë së Lushnjës certifikatën e legalizimit të xhamisë së qytetit. Xhamia kryesore e Lushnjës e ndërtuar në vitin 1938 dhe e rindërtuar në vitet 90, nuk ka pasur certifikatë pronësie dhe kjo është mundësuar vetëm së fundmi.
Në një prononcim për mediat e pranishme Lame foli për çështjen e denoncimeve të PD-së që ky institucion ka përdor lejet e legalizimeve në fushatë zgjedhore.
“Ne e kishim përgatitur që përpara zgjedhjeve por në atë batërdinë e atyre ditëve që u sulmuam nga këdo thamë më mirë e lëmë për më pas. Dhe ndaj zgjodhëm këtë ditë. Ne po sot i kemi dhënë lejen e legalizimit edhe një objekti kulti tjetër në Kavajë. Deri tani nga ana e PD të paktën mbi 20 raste janë të denoncimeve në prokurori për institucionin e Kadatrës për periudhën e fushatës zgjedhore. Duhet të jetë hera e para në histori që një institucion denoncohet se bën punën e tij”, tha ai.
STATUSI NGA KADASTRA
Deklarat për mediat!
Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame pas dorëzimit të vendimit të legalizimit për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje, iu është përgjigjur interesit të medias për kallzimet në Prokurori nga Partia Demokratike. Lame tha se institucioni ka qenë në shërbim të qytetarëve duke e lidhur me batutën “Unë i shkreti me dy pleq, kujt tia prish dhe kujt tia ndreq! Po të mos plotësoj normën më bërtet Edi Rama, po ta plotësoj më bërtet Lul Basha”.
Ai tha se nga PD janë bere mbi mbi 20 denoncime në Prokurori për institucionin e Kadastrës pse ka vijuar dhenien e legalizimeve gjatë fushatës elektorale. “Për herë të parë në histori denoncohet një institucion se pse ka kryer detyrën e vet! Kadastra Shqiptare ka dhënë gjithë shërbimet e saj për aplikimet e qytarëve. Ka dhënë certifikata për tokën bujqësore, leje legalizimi gjatë gjithë vitit. Ndryshimi mes muajve të tjerë dhe muajve të fushatës është fare i lehtë. Pra thjesht ka bërë detyrën”, tha Lame.
I pranishëm në dorëzimin e vendimit të legalizimit për xhaminë ka qenë edhe kryetari i bashkisë Fatos Tushe.
Fraksion.com