U konfliktua me tre persona dhe e plagosën me sende të forta, shpallen në kërkim autorët
Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim dhe është vënë në ndjekje të tre autorëve të plagosjes së një 31-vjeçari.
Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta i riu është goditur me sende të forta nga tre persona, të cilët duke përfituar dhe nga errësira janë larguar.
Njoftimi i plotë:
U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta një 31-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 shtetas.
Në orët e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se shtetasi A.A., 31-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta është goditur me sende të forta nga tre persona të tjerë, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, duke përfituar dhe nga errësira janë larguar.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe konkretisht shtetasit : E.B(H). ; S. H.; A. SH; banues në Burrel.
Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre.
Fraksion.com