Tentoi vetëvrasjen te “Muzeu Kombëtar”, autori denoncon: Po më cenojnë licencën e punës me konkurrencën e padrejtë, policia e Tropojës më bën presion
Admir Jahelezi, i cili tentoi të hidhej nga lartësia nga Muzeu Kombëtarë për t’u vetëvrarë, është pronar i një agjencie transporti pasagjerësh nga Shqipëria në Kosovë.
Ai pretendon se autoritetet shqiptare i kanë cenuar licencën duke favorizuar persona të tjerë që mbrohen me forcë nga Policia e qarkullimit Tropojë, ndërsa thotë se dhe është kërcënuar dhe bërë presion nga policia e qarkullimit në Tropojë dhe Qafë Morina deri në Milot.
Pas zbritjes nga skela e Muzeut Kombëtarë që ishin vendosur për restaurimin e saj, Jahelezi shprehet se ka marrë borxhe dhe kredi për të themeluar kompaninë, por është konkurruar në mënyrë të padrejtë.
“Kam pasur presion nga Policia e qarkullimit në Tropojë, nga policia e qarkullimit nga Qafë Morina deri në Milot, jam kërcënuar me jetë, kam 3 vjet që bëj luftë me kompanitë e tjera”, tha ai.
Fraksion.com