NATO e palëkundur për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Nga Mimoza Golikja
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës në Selinë e NATO-s në Bruksel më 29 prill 2021, për një shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Z. Stoltenberg theksoi mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë përmes procesit të lehtësuar nga BE dhe theksoi se, dialogu mbetet mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu theksoi se angazhimi i NATO-s për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Ai përsëriti se misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR, është përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, domethënë për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kurse një ditë më parë, më 28 prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, priti në Selinë e NATO-s Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ku Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi kontributet e Maqedonisë së Veriut në sigurinë Euro-Atlantike. “Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut ka provuar të jetë një ofrues i besueshëm sigurie dhe një aleat i vlerësuar,” tha ai. “Ne duhet të përforcojmë unitetin tonë, të zgjerojmë qasjen tonë ndaj sigurisë dhe të ruajmë së bashku rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Kjo është e rëndësishme në një kohë kur ne shohim kërcënime dhe sfida nga shumë drejtime”, tha ai.
Spekulimet rreth ndryshimit të kufijve në rajon shtojnë pasigurinë
Në konferencën e përbashkët për shtyp që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas pritjes në Selinë e NATO-s, kur u pyet nga gazetarët tha se nuk e ka parë “dokumentin jozyrtar”(non-paper), lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan për të cilin pretendohet se kryeministri slloven, Janez Jansha ia ka dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Por Stoltenberg tha se i ka parë lajmet lidhur me dokumentin non-paper. “Nuk mund të komentoj rreth një dokumenti që nuk e kam parë. Spekulimet rreth ndryshimit të kufijve shkaktojnë pasiguri dhe rrezik për stabilitetin e rajonit. Çdo spekulim në lidhje me këtë është i padobishëm. Për NATO-n e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e rajonit dhe të Evropës. NATO mbështet stabilitetin e rajonit në mënyra të ndryshme”, tha Stoltenberg.
Por pyetjet për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s ishin nëse ai kishte ndonjë koment gjithashtu mbi tensionet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke qenë se të dy vendet janë anëtarë të Aleancës, (pasi kjo nuk është hera e parë që dy anëtarë të Aleancës shkojnë edhe deri në tensione, duke pasur parasysh Greqinë dhe Turqinë). Pra, “a është kjo një shenjë se mbase diçka nuk është në rregull brenda Aleancës” dhe “nëse NATO po punon për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe kur bëhet fjalë për Bullgarinë në Maqedoninë e Veriut”. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se “NATO është një Aleancë prej 30 aleatësh nga të dy anët e Atlantikut, me histori të ndryshme, parti politike në pushtet dhe gjithmonë ka pasur disa ndryshime midis aleatëve të NATO-s”. Por ajo që kemi parë tha ai është se “NATO është një platformë për aleatët për t’u bashkuar dhe për t’u përfshirë në një dialog konstruktiv dhe NATO promovon dialogun midis aleatëve kur shohim ndryshime”. Ai gjithashtu kujtoi faktin se “në të vërtetë ishte guximi dhe udhëheqja politike në Shkup, në Sofje dhe në Athinë që bëri të mundur arritjen e marrëveshjeve politike për çështjen e emrit dhe çështje të tjera që hapën dyert për Maqedoninë e Veriut për t’u bërë një anëtar i plotë i kësaj Aleance. Sot, Maqedonia e Veriut vlerësohet shumë si aleate e NATO-s”. Sigurisht, ne kemi parë që ka edhe sot disa ndryshime, tha ai, dhe “ajo që ne inkurajojmë është një dialog konstruktiv midis aleatëve për të adresuar dhe zgjidhur këto ndryshime.” Lidhur me letrat jo zyrtare të raportuara, “mbi këto letra në BE në lidhje me ndryshimin e mundshëm të kufijve brenda rajonit” pasi “ka shumë lajme në rajon”, Jens Stoltenberg tha se “nuk më takon mua të komentoj letra, që nuk i kam parë”, por “ajo që ka një rëndësi më të madhe është se çdo spekulim rreth ndryshimit të kufijve vetëm do të shtojë pasigurinë dhe rreziku krijon paqëndrueshmëri në rajon. Kështu që unë mendoj se çdo spekulim rreth kësaj nuk është i dobishëm. Ajo që ka rëndësi për NATO-n është që stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për sigurisht rajonin, por gjithashtu e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe për këtë arsye, NATO mbështet fuqimisht stabilitetin në rajon, në mënyra të ndryshme, duke punuar ngushtë me partnerët në rajon, por edhe përmes politikës sonë të dyerve të hapura. Duhet të kujtojmë se ka shumë aleatë të NATO-s në rajon dhe gjatë viteve të fundit, NATO ka pasur privilegjin të mirëpresë dy vende të tjera në rajon si anëtare të plota të të gjithë Aleancës. Së pari Mali i Zi dhe vitin e kaluar Maqedonia e Veriut. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen dhe stabilitetin me partnerët tanë në rajon, natyrisht, me anëtarët tanë në rajon, dhe dialogu konstruktiv dhe respektimi i vazhdueshëm i kufijve të njohur ndërkombëtarë është mënyra më e mirë përpara për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.”
NATO, mbështet dialogun. Non-paper nuk është shpërndarë në Selinë e NATO-s
“Cili është pozicioni i NATO-s në lidhje me ndryshimin e kufijve, veçanërisht nëse kjo rivendosje përfshin kufijtë e disa vendeve anëtare të NATO-s? Dhe cili është komenti juaj mbi informacionin që ato dokumente qarkullojnë në Bruksel, midis vendeve anëtare, disa në të njëjtën kohë vende anëtare të NATO-s.” Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg theksoi edhe njëherë për gazetarët se “Këto janë dokumente për të cilat i lexoj vetëm në gazeta. Ato nuk janë shpërndarë midis aleatëve të NATO-s në Selinë e NATO-s. Unë nuk i kam parë. Nuk mund të konfirmoj ekzistencën e këtyre dokumenteve. Pra, këto janë dokumente që unë i kam parë dhe referuar vetëm në media dhe unë kurrë nuk do të komentoj mbi dokumentet që nuk i kam parë ose lexuar vetë. Pra, ky është mesazhi im kryesor për ato dokumente për të cilat nuk është e mundur të thuhet asgjë për sa kohë që nuk i kam parë. Për më tepër në përgjithësi mund të them se ajo që ne besojmë është se NATO luan një rol të rëndësishëm në ndihmën për të stabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes anëtarëve tanë në rajon, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria. Dhe sigurisht që kemi edhe vende si Kroacia dhe Sllovenia”, tha Stoltenberg. Ai theksoi se në Ballkanin Perëndimor NATO ka anëtarë por ka dhe partnerët me të cilët punon ngushtësisht dhe mbështet dialogun. “Pra, ka shumë anëtarë në rajon dhe ka edhe partnerë, përfshirë Serbinë, dhe ne po punojmë me Serbinë. Serbia ka deklaruar qartë se ata nuk po kërkojnë anëtarësim në NATO. Ne e respektojmë plotësisht atë. Ne e respektojmë neutralitetin e Serbisë dhe e respektojmë vendimin për të mos kërkuar anëtarësimin në NATO. Por ne e mirëpresim faktin që ne jemi në gjendje të punojmë me Serbinë dhe se Serbia është një partner i NATO-s. Bosnja dhe Hercegovina, një tjetër partner partner dhe aspirant, i cili po punon për integrimin e mëtejshëm Euro-Atlantik. Ne punojmë me Bosnjën dhe Hercegovinën në atë rrugë. Ajo që na duhet është dialogu, dhe për këtë arsye edhe NATO e ka mbështetur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për shumë vite. Ne kemi misionin e kujdesshëm atje për të ndihmuar në stabilizimin dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Dhe ne, sigurisht, mbështesim të gjitha përpjekjet për të bërë përparim në dialogun Prishtinë-Beograd. Nuk i takon NATO-s të rekomandojë më pas se cili duhet të jetë rezultati i këtij dialogu. Ne vetëm mbështesim që palët e përfshira janë ulur së bashku dhe kërkojnë të gjejnë zgjidhje së bashku.”
“Autorë të non- paper janë fshehur nga tupi për këto ide”
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se ishte politikani i parë rajonal që kishte folur lidhur me rrezikun e ndryshimit të kufijve, kur u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp në Selinë e NATO-s në Bruksel, nëse kishte informacion, se “kush qëndron prapa këtyre dokumenteve dhe me çfarë qëllimi?”, apo “a është e pranueshme për ju një propozim i tillë që të qarkullojë dhe të konsiderohet në Bruksel?”. Ai u përgjegj se “Nuk po mburrem me faktin se unë isha politikani i parë nga rajoni dy vjet më parë i cili foli shumë me zë të lartë, shumë të qartë, dhe publikisht kundër këtyre shumë shumë ideve të rrezikshme. Nuk do të doja të humbja kohën e askujt dhe të ndjek krijuesit dhe korrierët, ose lajmëtarët, të këtyre të ashtuquajturave non-paper. Përkundrazi, unë do të doja të pyesja të gjithë njerëzit, të gjitha qeveritë evropiane, çfarë mendojnë ata për këto ide. Unë mund t’ju them nga të gjitha kontaktet që kam pasur dje me funksionarët e lartë brenda Bashkimit Evropian dhe sot me Sekretarin e Përgjithshëm, dhe në baza ditore bilaterale me të gjithë aleatët e tjerë brenda Aleancës së NATO-s, askush, askush”, tha ai lidhur me dijeninë për informacionin. “Unë do të doja ta theksoja se asnjë qeveri nuk po i mbështet këto letra. Vetë fakti që autorët nuk janë të njohur publikisht nga këto letra është një provë e qartë se edhe ata kanë turp për idetë e tyre. Vetëm njerëzit që nuk janë të aftë të prodhojnë ide dhe koncepte krijuese se si të promovojnë interesat kombëtarë të vendeve të tyre dhe si ta bëjnë jetën e njerëzve më të mirë, vetëm ata tip njerëzish po prodhojnë këto lloje të koncepteve, koncepteve letër jo zyrtare, duke menduar, duke besuar se nëse i ndanjnë njerëzit përgjatë vijave etnike, atëherë prosperiteti do të vijë brenda natës” tha Pendarovski. Duke folur për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në një kohë kur Maqedonia e Veriut është përballur gjithashtu me një situatë të rënduar të pandemisë së Covid, ai tha se është “çështja më e debatuar gjatë vitit të kaluar nga secila qeveri evropiane, e ndoshta dhe më gjerë se si të gjendet ekuilibri midis shëndetit, duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve, i cili është dhe është ende i një rëndësie të madhe për të gjithë. “Ne kemi diskutime të gjata mbi atë çështje, si të shpërndajmë burimet që kemi në dispozicion, dhe shpërndarë ato midis shpenzimeve të mbrojtjes dhe nevojat ekonomike dhe shëndetësore të të gjithë popullsisë. Unë jam më tepër i sigurt se kemi gjetur ekuilibrin e mirë midis këtyre dy zonave, të ndërlidhura ngushtë, do të them, mes njëra-tjetrës. Ne kemi ekzekutuar afërsisht 1 miliard euro për qytetarët tanë dhe njerëzit kryesisht në nevojë në të ashtuquajturat pesë paketa ekonomike gjatë vitit të kaluar dhe në të njëjtën kohë duke rritur buxhetin e mbrojtjes, siç jemi zotuar dy vjet më parë, përpara se të bëhemi anëtar i Aleancës”. Duke ju referuar sondazheve të bëra lidhur me NATO-n, Stevo Pendarovski tha se “ ekziston sondazhi i fundit i NATO-s. Unë nuk do të doja t’ju mërzisja me sondazhet e bëra në Maqedoninë e Veriut, por sigurisht një të paanshme të bërë në mënyrë profesionale, duke pyetur njerëzit se çfarë mendoni për, ose nëse sot ka një referendum për hyrjen në Aleancën e NATO-s, cili do të jetë qëndrimi juaj? Ne kemi qenë midis disa prej shteteve anëtare të vjetra të Aleancës me normën më të lartë të miratimit. Kështu që qytetarët vlerësojnë përpjekjet tona në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe mbrojtjen e qëndrueshmërisë së sistemit tonë ekonomik, por në të njëjtën kohë, ata nuk po i nënvlerësojnë përpjekjet tona për të mbajtur në gjendje të mirë sistemin tonë të mbrojtjes dhe sigurisë.”
Po kush është historia e non-paper?
“Non-paper Ballkan 2021” është një dokument që thuhet se është krijuar ose shpërndarë nga kryeministri slloven Janez Janza, i cili bën thirrje për “shpërbërjen paqësore” të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe aneksimin e pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në një Serbi të Madhe dhe Kroacia e Madhe, si dhe bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës. Mirëpo thuhet gjithashtu se historia e kësaj letre më pas u prish nga faqja boshnjake e internetit, politicki.ba më 12 prill 2021. Planet dhe idetë e dokumentit u kritikuan dhe u reagua ashpër nga shumë udhëheqës politikë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe gjithashtu nga politikanë nga Bashkimi Evropian dhe Rusia.
Pas dërgimit të letrës nga Jança, anëtari i Presidencës Boshnjake Zheljko Komçiq tha që “të gjitha ishin orkestruar tashmë dhe vetëm Zoti e di se cili do të jetë rezultati.”. Anëtari tjetër i Presidencës Boshnjake, Šefik Džaferović, dërgoi një letër të shqetësuar për Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel. Nga ana tjetër pasi dëgjoi lajme në lidhje me dokumentin, kryeministri Janez Janša foli në një telefonatë me Džaferović, duke deklaruar se “nuk ka asnjë non-paper në lidhje me ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor” dhe shtoi se ai mbështet “integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”. Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Zoran Tegeltija, tha se ai nuk është “një njeri me retorikë inflamatore” dhe se ai “nuk do të merret me letra të trilluara”.
Kurse anëtarja e Parlamentit Evropian për Slloveninë, Tanja Fajon, deklaroi se “idetë në letër janë të rrezikshme, problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut.” dhe Presidenti slloven Borut Pahor tha se ai hedh poshtë “idetë e rrezikshme në lidhje me kufirin ndryshimet në Ballkan “dhe se ai nuk dinte” asgjë për non-paper-in”. Kryeministri kroat Andrej Plenković tha se ai “lexoi non-paper-in në një portal në internet, por Kroacia nuk e mori atë.” Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi se dokumenti “është një lojë e rrezikshme, e Brukseli reagon ndryshe kur Rusia është e përfshirë. ” Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha vetëm se” Serbia mund të ndihmojë vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën dhe se ajo nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendit.” Presidenti mamazez Milo Đukanović dha pikëpamjen e tij mbi letrën, duke deklaruar se “është një gjë e rrezikshme, është ofruar nga dikush që dëshiron që lufta të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Rrjeti i pavarur mediatik pan-evropian Euractiv reagoi ndaj letrës, duke thënë se “është si testi Rorschach, të gjithë shohin në të atë që duan. Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë , Josep Borrell, tha se ai “kurrë nuk e mori non-paper-in”, por se ai “dëgjoi për të”. Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski tha se “çdo ndryshim i kufijve në Ballkan çon në një gjakderdhje”. Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, thjesht deklaroi se “historitë e ndryshimeve të kufijve në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rrezikshme”./Gazeta Ushtria
Fraksion.com