AktualitetNATO/BETë fundit

“Zyra e ndërlidhjes në Vjenë”; NATO dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje

Të hënën (10 maj 2021), Sekretari i Përgjithshëm priti ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, në Selinë e NATO-s për diskutime në lidhje me partneritetin e fortë që ekziston midis Austrisë dhe Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg nënshkruajnë një marrëveshje midis Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Qeverisë Federale të Austrisë për statusin ligjor të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Vjenë

Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Austrinë për kontributin e saj në misionin e NATO-s në Afganistan. Z. Stoltenberg pranoi se vendimi për tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga vendi nuk ishte i lehtë dhe përfshin rrezik, por që alternativa do të kishte qenë një angazhim i hapur ushtarak. Z. Stoltenberg shtoi se aleatët tani po shikojnë se si ata mund të vazhdojnë të mbështesin forcat Afgane, përfshirë financimin dhe trajnimin.

Për Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm përsëriti se Aleanca mbetet e përkushtuar ndaj rajonit dhe ai falënderoi Austrinë për mbështetjen e saj të gjatë dhe thelbësore për misionin paqeruajtës të KFOR-it të NATO-s dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Takimi dypalësh u pasua nga një ceremoni nënshkrimi e marrëveshjes midis NATO-s dhe Qeverisë Federale të Austrisë për statusin ligjor të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Vjenë. Pasi të jetë në fuqi, kjo marrëveshje do të hap rrugën për krijimin zyrtar të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Gjatë ceremonisë, Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti rolin e Austrisë në mbështetjen e lidhjeve të forta midis BE dhe NATO dhe në pritjen e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

 

Fraksion.com