AktualitetTë fundit

Vrau shokun e tij mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Mehmet Qemës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën ‘5 Maj’ në kryeqytet.

Mësohet se pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët pak momente më parë u dorëzua në Policinë e Tiranës autori, Marius Dema dhe një nga personat prezent në ngjarje, Frenkli Myftari.

Pas dorëzimit të autorit dhe Frenkli Myftarit, policia është ende në kërkim të shtetasve të tjerë të dyshuar që morën pjesë në ngjarje: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Ata ishin miq me njëri-tjetrin dhe mbrëmë ishin duke qëndruar në një lokal në zonën e rrugës “5 Maj”.

E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, pasi nuk ka pasur konflikt mes tyre.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç. Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

 

Fraksion.com