AktualitetTë fundit

Vrasja në Tiranë: Autori në lokal me pistoletë në dorë, qëlloi për vdekje shokun e tij me një plumb në gjoks

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë në zonën e  5 Majit në Tiranë para mesnate, ku viktimë ka mbetur 27-vjeçari Mehmet Qema, nga Hasi.

Autori i vrasjes është identifikuara si Marjus Dema, i cili është miku i viktimës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e ‘5 majit’.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.

Nëdrkohë policia ka shpallur në kërkim edhe pesë shtetas të tjerë për veprën penale moskallëzim krimi. Në kërkim janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme”, njoftoi pak më parë policia.

 

Fraksion.com