AktualitetPolitikëTë fundit

Topi: ‘Luftë’ e Bashës për të ruajtur karrigen e tij, nuk është liruar nga Berisha që do pronësinë e përhershme të PD

Kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, por nga ana tjetër futja në parlament, për Bamir Topin, është e gjitha një lojë e kryedemokratit Lulzim Basha për të ruajtur karrigen e tij. Për Topin, gjërat në PD po shkojnë shumë keq, pasi pas Bashës, fshihet Sali Berisha, që për ish- presidentin, ai i fundit do pronësinë e përhershme të PD-në.

“I njoh këto zgjedhje dhe më duket melodi e vjetër që pas çdo humbje tentohet të justifikohet dhe ajo që unë po shoh, gjithë ajo lëvizje që duket si fushatë e dytë brenda pak ditësh nuk ka për qëllim që të deliigjitimojë rezultatin, faktin që janë shprehur ndërkombëtarët zgjedhjet janë legjitime, Basha po bën një fushatë në funksion të vetes dhe po tenton që të mbajë të ngrohtë anëtarësinë që do marrë pjesë për votimet për kryetar në korrik. Nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, ti do duhet të shkosh në të njëjtin gjest të mos njohjes së parlamentit. Këta nuk e thonë këtë, thonë nuk njohin zgjedhjet, por do futen ne parlament. Ndonëse çdo opozitë tenton që të bëjë rotacionin, por mendoj që suksesi më i madh i kësaj drame është rifutja në institucione. (…)Basha ekskluzivisht po ruan karrigen e tij. Gjithçka luhet në ekgzocentizëm, por ka edhe dikë që është në hije ose jo, Basha nuk është liruar nga shefi i tij politik (i referohet Berishës). Dikush mund të thotë që Basha ka fituar autonomin, por interpretimi im është ndryshe, aty gjërat po shkojnë keq e më keq se nuk janë çliruar nga ajo psikozë që e ndjek PD prej shumë vitesh, që është një individ që do pronësinë e përhershme PD-në”, tha Topi.

Ai tha se do ishte fatale për Bashën, nëse do pranonte ftesën e Ramës për të zgjedhur presidentin e ri, pa pasur një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese për Ilir Metën.

“Bën mirë që nuk flet Basha, për një proces që e ka nisur mazhoranca, ai mund të kishte gojë nëse grupi i tij do ishte në parlament se do jepte mendimin e minorancës. Tani fatin politik të Komisonit dhe të votimin në parlament e kanë njerëzit e së djathtës që sot janë votat për Ramës. Pra nga kjo pikëpamje e gjej racionale që nuk flet apo që nuk i përgjigjet për ftesën për presidentin e Ramës. Nëse Rama hap një proces dhe e fut në rol për zgjedhjen e presidentiti të ardhshëm, kjo do ishte hapi fatal për Lulzim Bashës. Pse? Se paragjykojnë një proces jo vetëm për votomin në parlament, por edhe vendimin e gjykatës Kushtetues”, tha Topi në Report Tv.

 

Fraksion.com