AktualitetTë fundit

Shpërthim gazi në minierën e kromit në Martanesh, 2 minatorë të plagosur, 1 në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës me helikopter

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutave në një minierë në Martanesh. Një shpërthim gazi ka bërë që të ketë një shembje në një galeri. Mësohet se 2 minatorë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë është nisur drejt Tiranës me helikopter.

Të gjithë kanë minatorët e bllokuar fillimisht në minierë tashmë janë jashtë saj. Gjendja e tyre shëndetëore paraqitet të jetë e stabilizuar.

Në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Policia e Dibrës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje ngjarjen e mesditës së sotme në një minierë kromi në Martanesh. Policia thotë se janë 3 të asfiksuarit nga rrjedhja e gazit.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.  Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fraksion.com