“Disa sekonda”; Rama publikon videon: Ja si duket kantieri i stadiumit të ri në Kukës
Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim në Facebook, ku shihen pamjet e reja nga stadiumi i ri i Kukësit.
Stadiumi i ri i Kukësit do të plotësojë të gjitha kriteret që duhen për të pritur edhe ndeshje të kompeticioneve ndërkombëtare.
Siç shihet në videon e publikuar, në këtë stadium vijojnë punimet.
Postimi:


Stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është një tjetër projekt i premtuar nga qeveria shqiptare, i cili po ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s.
Impianti i ri sportiv në veri të vendit, i cili parashikohet të përfundojë në fund të gushtit, do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese.
Në këtë stadium do të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që është sipas standardeve më të mira i pajisur me një sallë konferencash për 80 persona, dhomën e delegatëve të UEFA-s me të gjitha standardet, dhomat e veshjeve et
Fraksion.com