AktualitetTë fundit

Atentat në Elbasan; Ekzekutohet 41-vjeçari në makinë, plagoset bashkëshortja

Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e sotme Elbasanin.

Viktima është 41-vjeçari Everest Çaka, i cili është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij e për pasojë ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja  e tij Silvana Çaka që ndodhej në makinë me të është plagosur.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, mes tyre edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Informacion paraprak nga policia

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

Fraksion.com