Shkoi me pushime tek e bija por 78-vjeçari mbytet teksa notonte në det në Shëngjin
Një person është gjetur i mbytur këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Burimet bëjnë me dije se viktima i përket moshës 71-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh kishte shkuar për pushime në shtëpinë e vajzës së tij në Lezhë dhe sot kishte shkuar të lahej në det.
Dyshimet janë se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
“Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fraksion.com