AktualitetTë fundit

Pritë në ashensor; Dhunohet dhe grabitet kambisti në Sarandë, autorët i marrin 5 milionë lekë

Një person që punonte si kambist është grabitur gjatë mbrëmjes së sotme në Sarandë. Kambisti, ende i paidentifikuar, i është bërë pritë në hyrjen e palllatiti nga dy persona.

Kambisti sapo ka tentuar të hyjë në ashensor për të shkuar në banesën e tij, dy persona e kanë goditur dhe më pas i kanë grabitur atij shumën prej 500 mijë lekësh të rinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të Sarandës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat.

Për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë rreth zonës.

 

Fraksion.com