AktualitetTë fundit

Raporti i EUROPOL: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE! Shqiptarët po mbushin me hashash ndërtesat e qeta të Barcelonës

Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit të trafikuar në vendet e Bashkimit Evropian. Konstatimi bëhet nga një raport i EUROPOL, i publikuar së fundmi.

Në raportin e titulluar ‘Bashkimi Evropian dhe vlerësimi i krimeve serioze dhe kriminalitetit të organizuar’, EUROPOL nënvizon se rrjetet kriminale që merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara.

Ata përgjithësisht janë hierarkikisht strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë përreth lidershipi, ose relativisht fort i organizuar por i pastrukturuar dhe i rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale. Shumica e rasteve raportuar në Europol rreth dhunës serioze dhe fatale janë të lidhura me drogën, veçanërisht me tregtinë e kanabisit”, thuhet në raport.

Në raportin e EUROPOL ceket gjithashtu një mënyrë e veçantë e zgjedhur nga trafikantë shqiptarë për prodhimin e kanabisit në Barcelonë të Spanjës.

“Rrjeti i krimit të organizuar, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, do të lokalizonte ndërtesa të ndryshme në zona të qeta në periferi të Barcelonës në Spanjë për prodhim të madh të kanabisit, 3-4 vjelje në vit. Kriminelët devijonin furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të kultivuar në mënyrë të paligjshme bimët e kanabisit në ambiente të mbyllura. Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Holandë. Trafikantët përdorin mënyra të koduara komunikimi”, thuhet ndër të tjera në raport.

 

Fraksion.com