Life StyleTë fundit

Pasi ofendoi Arjan Konomin në një skeç, Rezart Veleshnja i kthehet ashpër Agron Llakajt

Rezart Veleshnja, aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, së fundmi i është drejtuar mjaft ashpër Agron Llakajt.

E gjitha nisi nga një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët e këtij spektakli imituan emisionin “Për’puthen” dhe duke luajtur rolin, në një moment Llakaj i është drejtur aktorit që luante personazhin e Arjan Konomit me fjalën “pederast”, gjë që ka nxitur reagimin e fortë të Veleshnjas.

Aktori i “Portokalli-së” u shpreh së fundmi në “Shqipëria Live” se Agron Llakaj i bën ato humore sepse aq e ka kapacitetin, ndërsa “kërcënoi” Llakajn se edhe ata dinë disa gjëra për të.

“Imitohet Përputhen në një emision te Vizion Plus dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arjan Konomi “pushi ti, pusho se ta kam inatin, pederast”. Meqënëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast. Arjan Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato. Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja.

Nga ana tjetër, Agron Llakaj akoma nuk ka komentuar në lidhje me këtë deklaratë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com