“Pandemia nuk e ka ndalur punën”; Rama publikon pamjet: Gati qendra e re e kardiokirurgjisë te “Shefqet Ndroqi”
Qendra e re e kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi” e dyta pas QSUT është gati dhe do të hapet së shpejti. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga spitali “Shefqet Ndroqi”, duke bërë me dije se edhe pak dhe është gati qendra e re e kardiokirurgjisë.
Rama shkruan se ky është një investim për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër që do të jetë falas për qytetarët, për rreth 400 pacientë në vit.
Ndërsa shprehet se kjo është qendra e dytë publike e kardiokirgjisë në vend, gjithashtu thekson pavarësisht pandemisë, puna ka vijuar dhe do të vijojë për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.
Fillimisht ka qenë ministrjae Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila dy vite më parë bëri me dije planin për hapjen e këtij shërbimi te Shefqet Ndroqi, duke thënë se do të ulet listë-pritja për kryerjen e koronarografive për pacientët me probleme kardiake.