AktualitetPolitikëTë fundit

Bilali: Një ndër misionet në Parlament, uniteti brenda grupit të deputetëve të Shkodrës pavarësisht cilës force i përkasin

Deputetja e re e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali tha sot se, “një ndër misionet në Parlament do të jetë uniteti brenda grupit të deputetëve të Shkodrës pavarësisht cilës force politike i përkasin, pasi aty janë përfaqësues të Shkodrës”.

Bilali gjatë një interviste televizive foli edhe për fushatën në Shkodër të cilën e cilësoi si miqësore me kandidatët e të gjitha forcave politike.

“E them me krenari që Shkodra arriti me pas zero incidente përgjatë gjithë fushatës e deri në numërimin e votës së fundit”, tha ajo.

Referuar statistikave sa i takon votës në Shkodër, Bilali tha se, “e majta ka rritje progresive, ndërsa duke parë trendin, vuri në dukje ajo, në zgjedhjet e ardhshme presim që Shkodra të ketë më shumë vota të majta se sa të djathta”.

“Për sa të jem në politikë mesazhi im do të jetë vetëm bashkimi dhe jo dasia”, deklaroi Bilali.

 

Fraksion.com