Peleshi: Sprovë për të treguar që jemi në lartësinë e duhur; Djemtë dhe vajzat tona me uniformë do të na nxjerrin faqebardhë
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij në nisjen e stërvitjes së NATO-s në Shqipëri, të quajtur “Defender Eruope 21”, shprehu falënderimet e tij për forcat tona të armatosura.
Ai tha se kjo stërvitje është një sprovë për të treguar që jemi në lartësinë e duhur dhe theksoi se djemtë dhe vajzat tona me uniformë do të na nxjerrin faqebardhë në këtë stërvitje.
Ai numëroi gjithashtu, vlerësimin e lartë që kanë marrë ushtarakët tanë, në operacionet e ndryshme ku NATO ka marrë pjesë në botë.
“Me lejoni këtu të shpreh me ju, të nderuar pjesëmarrës, krenarinë e pamasë për vlerësimet e shkëlqyera që ushtarakët tanë marrin vazhdimisht, nga kolegë, eprorë, bashkëluftetarë në operacione, misione apo iniciativat ku kemi marrë pjesë. Dhe ato nuk janë pak, nga Afganistani në Kosovë, Letoni, Mali, Bosnje, detin Egje, Sudanin e Jugut, dhe së shpejti në Irak e Ngushticën e Hormuzit. Kemi eksportuar pjesën më vitale dhe të mirë të Shqipërisë sonë.
Vajzat dhe djemtë tanë me uniformë janë krenaria dhe dinjiteti i vendit të tyre. Edhe falë përkushtimit që ata tregojnë, Shqipëria sot ka fatin të jetë vend “pritës” i stërvitjes më të madhe të dekadës në rajonin e Ballkanit.”
Peleshi tha se kjo stërvitje është një mesazh për “rivalët” që ndajnë vlera të ndryshme nga ato që ka përqafuar Shqipëria dhe SHBA. Ai tha se mes të tjerave, kjo stërvitje shërben gjithashtu edhe si një konfirmim që Forcat e Armatosura Shqiptare janë në lartësinë e duhur me aleatët.
“Kjo stërvitje është shprehje e aleatëve për të qëndruar së bashku, FA si pjesë integrale e stërvitje kanë një mundësi të artë për të rikonfirmuar se janë në lartësinë e duhur. Dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar dhe ëndrra për t’u bërë pjesë e BE, kemi qenë në krah të aleatëve. Janë krenaria dhe dinjiteti i vendit tonë, do të bëhet testimi dhe koordinimi i porteve, aeroporteve me aleatët. Kjo stërvitje një mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta, falenderojë SHBA që zgjodhën Shqipërinë për të përçuar këto mesazhe”, tha Peleshi.
Fraksion.com