Pas takimit me kandidatët, Basha takim individual me aleatin e tij Fatmir Mediun
Pasi i siguroi një vend të sigurt në listën e PD për qarkun e Tiranës, Lulzim Basha ka pritur në takim individual aleatin e tij Fatmir Mediu.
Ai është shfaqur në zyrat e selisë blu menjëherë pasi ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me kandidatët fitues dhe jo fitues në listat e 25 prillit.
Fatmir Mediu mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, i cili ishte renditur në vend të 7 në listën e Tiranës.
Ndërkohë duhet theksuar se në takimin që Basha pati me kandidatët nga lista e 25 prillit, aleatët nuk ishin të pranishëm.
Përçarja e Bashës me disa nga aleatët ka nisur pas humbjes së zgjedhjeve, ku Nard Ndoka dhe Agron Duka e kanë bërë atë përgjegjës pasi ndoqi strategji të gabuar dhe se i besuan atij verbërisht.
Edhe Monika Kryemadhi deklaroi pas humbjes se gabuan me strategjinë e djegies së mandateve dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale të 2019.
Fraksion.com