Ndoka: Basha fushatë individuale, kaloi në vetëkënaqësi dhe përjashtoi aleatët! S’na vuri në dijeni për grupin e armatosur për mbrojtjen e votës
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se ka pasur komisionerë të shitur nga ana e PD-së, që ndikuan në tjetërsimin e rezultatit. Këtë deklaratë ai e bëri në studion e Report Tv.
“Provat për shitjen e votave janë të dokumentuara duhet kohë, ka pasur edhe komisionerë të shitur dhe nga ana e opozitës çka ka ndikuar në rezultat dhe unë kam vërejtje në këtë drejtim, është një domosdoshmëri për të nxjerrë të gjithë elementët e manipulimit. Një nga gafat e opozitës që nuk mbajti një qëndrim të fortë për manipulimin e rezultatit”, tha Ndoka.
Ai ka listuar edhe motivet sipas tij të humbjes së PD-së dhe Bashës.
“Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeminisër. Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi oritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën, Basha e kishte këtë epërsi, ndryshe nga Basha. Nuk fliste për ekip, por “unë”, e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramën. Pamë një përballje me 2 koka, me Ramën i cakorduar, por i qartë, e dinte masën që kërkonte ishte i qartë për 74 mandate, ishte transparentë. Nuk pati kontakte, nuk përcolli informacione me to, madje i shmangu aleatët dhe i dënoi”, tha Ndoka.
Ai ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të grupit të armatosur për PD-në.
” Në kushte e një vendi normal me zgjedhje normale , Basha duhej të largohej, por zgjedhjet janë vjedhur. Ne shkuam si cjapi te kasapi, Basha nuk mendoi si një kryeministër hajdut. Basha mori masat që mund të arrë një parti politike, unë nuk kam qenë dakord me ato grupe që u ngritën për mbrojtjen e votës. Nuk kam pasur një informacion i tillë, PD funksionoi si një institucion i vetëm. Unë kam dhënë se në Shkodër votat janë blerw nga Tom Doshi dhe Basha nuk mori masat”, tha Ndoka.
Fraksion.com