Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër
Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit dhe fushata elektorale e zhvilluar nga demokratët ka sjell një ‘përplasje’ në bashkinë e Shkodrës.
Arben Gjuraj, i cili kandidoi për deputetët në radhët e PD-së, duke qenë i 11-ti në listë, sot ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të bashkisë Shkodër.
Burime për Top Channel bëjnë me dijes se ky vendim i tij ka ardhur për shkak të pakënaqësive të Gjurajt, që nuk u mbështet nga bashkia e Shkodrës dhe kryebashkiakja Ademi në fushatë.
Si rezultat i këtyre pakënaqësive dhe përplasjeve ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj.
Në garën elektorale, e dyta në listën e demokratëve ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Emilia Koliqi, e cila ka siguruar mandatin e deputetit.
E gjithë fushata elektorale e demokratëve të Shkodrës u shoqërua me tensione dhe pakënaqësi brenda selisë blu. Përkrahja e kandidatëve të veçantë nga ana e drejtuesve demokrat apo edhe beteja për të marrë sa më shumë vota për të thyer herësin, solli një klimë jo të mirë në selinë blu.