AktualitetPolitikëTë fundit

Humbja e PD-së, Eduard Selami: Mosnjohja e zgjedhjeve një akt jo demokratik dhe antishqiptar

Ish kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami ka reaguar lidhur me qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha për mosnjohjen e zgjedhjeve.

Ish rivali i Lulzim Bashës në zgjedhjet brenda partisë në vitin 2017, e cilëson mosnjohjen e zgjedhjeve si antishqiptare.

Përmes një  shënimi të shkurtër në Twitter, Selami shkruan se: ‘Mosnjohja e zgjedhjeve nje akt jo demokratik dhe antishqiptar!’

Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu krerët e degëve të PD-së, ku u diskutua rreth problematikave të hasura në zgjedhjet e 25 prillit. Basha mësohet se porositi krerët e degëve që të evidentojnë çdo parregullsi që ka pasur gjatë procesit si dhe të mbajnë të karikuara strukturat.

Pavarësisht se shumë demokratë ia kanë faturuar atij humbjen e PD në zgjedhje, Basha duket se nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes, ndërsa ka theksuar në mbledhje se do të bëhet një analizë nëse kandidatët për deputetë kanë punuar vetëm për emrin e tyre apo edhe për partinë.

 

Fraksion.com