AktualitetPolitikëTë fundit

Defender 21′, Basha: Të jetë kjo stërvitje mesazh për despotët e Ballkanit! NATO aleancë së pari politike dhe pastaj ushtarake

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Selia blu ku dha një prononcim për mediat, foli edhe për stërvitjen e NATO-s ‘Defender Europe 21’.

Basha tha se NATO pikë së pari është një aleancë politike me në qendër demokracinë dhe pastaj ushtarake.

“Së pari dua të falënderoj nga zemra forcat pjesëmarrëse të NATO, në veçanti ato të SHBA-vë në një stërvitje historike, ‘Defender Europe 21’. Shpreh krenarinë legjitime që PD, qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si ministër i jashtëm mundësuam anëtarësimin në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të botës, NATO-n.  Do t’i tregojë të gjithë rivalëve potencialë të aleancës të Atlantikut të Veriut se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion sepse vlerat  mbi të cilat në bashkohemi janë të pacenueshme si liria, demokracia, respektimi i kufijve dhe integritetit territoriale në veçanti atë të Kosovës.  Le të jetë ky një paralajmërim për despotët e Ballkanit. NATO nuk është një aleancë ushtarako-politike por politiko-ushtarake në bazë të cilin qëndron respektimi ligjit dhe demokracia e zgjedhjet e lira”, tha Basha, duke cekur në mënyrë të tërthortë edhe lajmet e fundit që flasin për ndryshime të kufijve në Ballkan.

 

Fraksion.com