Life StyleTë fundit

Bledi Mane thumbon Mark Markun: Mos u trembni! “Gangsteri” i rrugës së Kavajës dhunohet nga gruaja

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar daljet publike të deputetit të sapozgjedhur Mark Marku, i cili duket tepër i revoltuar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Marku ka deklaruar shpesh që nuk do t’i njohin zgjedhjet, por ende nuk ka një deklaratë konkrete nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mane nuk i ka kursyer notat e ironisë, duke mos lënë pa përmendur dhe të kaluarën e pedagogut.
Sa herë shikoni Mark Markun kur ulëret nëpër studio televizive qajani hallin. Sa herë revoltohet dhe kërcënon Mark Marku mos u trembni e mos e merrni seriozisht. Bën një jetë të dyfishtë brenda shtëpisë ku intimidohet, poshtërohet e kërcënohet nga ‘gruaja’ e tij dhe sapo zbret shkallët e pallatit, kollitet, trash zërin, aktron dhe shtiret si i frikshëm.

Qajani hallin Mark Markut se nuk e ka me asnjë nga ju, është brenda tij frustrimi i akumuluar nga një jetë mizerje me fëmijëri pa lodra, adoleshencë pa puthje, burrëri pa staturë. Mbetet çirak i një martesë të sforcuar dhe kërkon të shfryjë e të çlirohet. Asgjë nga ato çfarë nxjerr nga goja nuk janë organike, nuk janë të tijat. Imiton dhe përcjell kërcënimet që i ka hasur çdo ditë në katund, në pyll, në konvikt dhe po çdo ditë dhunohet jo vetëm verbalisht nga gruaja e tij por edhe nga mënjanimi që i kemi bërë edhe ne ish studentët e tij. E njohim mirë ndaj edhe ju pijani lëngun porsi ne. Është kërcell i tharë nëpër të cilin kurrë nuk ka qarkulluar eliksir. Mos e këpusni, mishërojeni!”/TopChanel

 

Fraksion.com