AktualitetPolitikëTë fundit

“Basha akuza për vjedhje votash”; Rama: Ata le të merren me ne, ne do vijojmë ngjitjen e vendit në majë! Ftesa për bashkëpunim është e hapur

Pas akuzave të Bashës, reagon kryeministri Rama i cili thotë se lufta e vjetër politike s’është më punë e fituesve, por fokusi është tek vazhdimi i reformave për zhvillimin e Shqipërisë.

Rama përsërit se ftesa për bashkëpunim me PD është e hapur për triumfin e vendit.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”, shkruan Rama.

 

Fraksion.com