AktualitetEkonomiTë fundit

B.SH: 186 milionë euro kredi u ristrukturuan vitin e kaluar

Bankat tregtare në Shqipëri  ristrukturuan  23 miliardë lekë ose rreth 186 milionë euro kredi vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, shumica e ristrukturimeve, rreth 21 miliardë lekë u kryen në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Volumet më të mëdha të ristrukturimeve i takojnë bizneseve, me rreth 90% të vlerës së kredisë totale të ristrukturuar gjatë vitit.

Sektori i industrisë është ai që ka paraqitur kërkesën më të lartë për ristrukturim kredish, me 11% të stokut të përgjithshëm të kredisë ose sa rreth 40% e gjithë vëllimit të kredive të ristrukturuara nga sektori bankar gjatë periudhës.

 

Fraksion.com