AktualitetTë fundit

Vrau vëllanë me thikë në Maqellarë; Florjan Tonuzi: Nuk di ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Florjan Tonuzin, i cili vrau me thikë të vëllanë disa ditë më parë në Maqellar të Dibrës. Vetë Florjan Tonuzi është shprehur i pavetëdijshëm për veprimin makabër të kryer duke thënë para gjykatësit se nuk e di se çka bërë.

“Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer”, tha 26-vjeçari para trupit gjykues.

 

Fraksion.com