“Votat e pavlefshme janë të PS”; Spahiu: Basha deklaroi fitoren në 25 prill pse nuk i njeh zgjedhjet tani?
Juristi Kreshnik Spahiu në Open tha se votat e pavlefshme janë të PS.
Ai tha i sigurt se PD dhe Basha do të futen në parlament në shtator pasi nuk duhet të bëjë sërish gabimin e 2019-ës.
Spahiu: PD do e njohë rezultatin nuk do bëjë gabimin e 2019, nuk do i djegë mandatet. A ka pasur manipulime sigurisht që po.
Sa i përket blerjes së votave, që ndodh para , sa i përket kësaj PD e ka njohur rezultatin mbrëmjen e 25 prillit tha fitore dhe nuk bënë procedurë ligjore qe të thoshin prisni se votat janë blerë.
Por thanë tani tani i kemi lum votat, se tani po të kishin fituar këta s’do thonin kështu, po meqë humbën thonë u vodhën.
Tjetër, ka një përqindje të lartë të votash të pavlefshme, kam thënë që këto zgjedhje do kenë shumë vota të tilla.
Por sot unë jap me kompetencë që po të numërohen ato në disavantazh del PS, e para kjo se PS vendosi në fund të listës kandidatët e fortë kurse PD të kundërtën dhe në këtë kontekst deputetët e PS punuan që të thyenin herësin. Ndërkohë te PD s’pati një votë dyshe. Nëse hapen pra PS fiton se ka më shumë.
Fraksion.com