AktualitetBota+Të fundit

Policia gjermane mbylli platformën kryesore të pornografisë së fëmijëve në Darknet

Pas disa muaj hetimesh, policia gjermane ka shkatërruar platformën e abuzimit seksual të fëmijëve “Boystown” me mbi 400.000 anëtarë. Katër meshkuj gjermanë janë arrestuar.

Autoritetet në Gjermani arritën të shkatërrojnë një nga platformat më të mëdha në botë të abuzimit seksual të fëmijëve pas një hetimi në shkallë të gjerë, i cili çoi në disa arrestime në mes të prillit. Këtë e konfirmoi të hënën një deklaratë e policisë.

Platforma “Boystown” ishte aktive që prej të paktën qershorit 2019 dhe kishte mbi 400.000 anëtarë.

Katër shtetas gjermanë midis moshave 40 dhe 64 u arrestuan në lidhje me çështjen, tre nën dyshimin se punonin si administratorë për platformën – njëri prej tyre u arrestua në Paraguaj. Një burrë tjetër u arrestua nën dyshimin se ishte anëtar i regjistruar dhe përdoruesi më aktiv i platformës, pasi kishte kontribuar më shumë se 3.500 postime.

Çfarë zbuloi policia në lidhje me platformën?

Hetimi zgjati për disa muaj dhe u drejtua nga një grup pune gjerman, që punonte në koordinim me Europolin, si dhe me autoritete nga Holanda, Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Darknet Internetseite Screenshot Boystown Kinderporno Kindesmissbrauch

Platforma ofronte një hapësirë ​​për përdoruesit për të shpërndarë regjistrime të abuzimit të të miturve duke përfshirë “raste të abuzimit më serioz seksual të fëmijëve të vegjël”, bëhet e ditur në deklaratën e policisë federale hetimore gjermane (BKA).

Platforma përmbante disa kanale komunikimi për përdoruesit. Anëtarët merrnin nga administratorët e platformës gjithashtu këshilla për mënyrën më të sigurtë si të hynin në platformë dhe si të shmangnin sa më mirë zbulimin dhe akuzat pasuese penale.

Deutschland Justiz ll Prozess um Darknet Cyberbunker gestartet

Çfarë ndodhi me personat që u arrestuan?

Të akuzuarit u arrestuan pasi policia kontrolloi shtëpitë e tyre. Të tre burrat në Gjermani u arrestuan dhe u dërguan në Frankfurt mbi Main në 14 dhe 15 prill për t’u marrë në pyetje. Personi i katërt, i cili ishte një nga tre administratorët e platformës u arrestua në Paraguaj dhe pritet të ekstradohet në Gjermani.

Bastisjet u kryen në të gjithë Gjermaninë. Një nga administratorët, një burrë 40-vjeçar, u arrestua në qytetin Paderborn në landin federal perëndimor të Rinit Verior-Vestfalisë, ndërsa administratori i tretë, 49 vjeç, u arrestua pranë qytetit jugor të Mynihut.

Personi i katërt, 64 vjeç, i cili dyshohej se ishte përdoruesi më i zellshëm i faqes, u arrestua në Hamburg.

Policia arriti të mbyllë “Boystown” dhe disa platforma të tjera shkëmbimi pas bastisjeve./DW

 

Fraksion.com