AktualitetPolitikëTë fundit

Pas shefes së Misionit të Vëzhgimit të ODIHR, në selinë e PD-së mbërrin edhe ambasadori italian

Ambasadori italian, Fabricio Buci shkon në selinë e PD-së. Ky takim vjen pas takimit që Basha zhvilloi me shefen e misionit të OSBE-ODIJR, Ursula Gaçek.

Nuk dihet ende tema e diskutimit mes tyre, por kujtojmë se ende PD nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS konfirmoi mandatin e tretë me 74 mandate.

Basha ka paralajmëruar se është duke u bërë gati dosja me prova të forta që do të faktojnë masakrën elektorale.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në selinë blu mbërriti edhe shefja e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Ursula Gacek.

 

Fraksion.com