“Meta nuk është larguar kurrë nga LSI”- Lefter Koka flet për sulmet e Presidentit ndaj djalit dhe vëllait të tij
Deputeti i konfirmuar tashmë në radhët e PS-së në Durrës, i cili mundi të siguronte votat për t’u futur në Parlamentin e ri të Shqipërisë, Lefter Koka në emisionin “Breaking” ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta nuk është larguar kurrë nga LSI, ndonëse gjatë këtyre viteve ka qenë Kreu i Shtetit.
I pyetur se si është ndjerë në momentin që Presidenti i ka përmendur vëllain apo edhe djalin për sulme politike, Koka u shpreh se: “Meta ka marrë dhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij. Me tim bri s’jam nderë mirë. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”.
Fraksion.com