AktualitetPolitikëTë fundit

Mediet në Bruksel: KE propozon Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në qershor

KE do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock i cili përmes një shënimi në Twitter ka konfirmuar se së shpejti Komisioni Europian do të ketë lajme të mira për Shqipërinë.

Parrock thotë se burime i kanë konfirmuar se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të Bashkimit Europian.

“Komisioni Europian do të propozojë një lëvizje të madhe për procesin e pranimit të Shqipërisë. Burimet më thonë se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Më pas, vendet e BE do të zgjedhin nëse do ta pranojnë”, shprehet Parrock.

 

Fraksion.com