AktualitetTë fundit

“Defender 21”; Ambasada amerikane i uron mirëseardhjen tre gjeneralëve të SHBA-së

Ambasada amerikane i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri 3 gjeneralëve amerikanë, Jeffrey Harrigian, Christopher Cavoli dhe Tod Wolters, të cilët do të jenë në nisjen e “DefenderEurope21”, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

“Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë. Tri Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. KrahperKrah”, shkruan Ambasada.

 

Fraksion.com