Basha nuk njeh zgjedhjet e 25 Prillit; Zbardhen detaje nga takimi me drejtuesit e PD-së
Zbardhet mbledhja e Bashës me krerët e degëve dhe sekretarët.
Ka zgjatur rreth një orë takimi në selinë blu mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe krerëve të degëve të PD-së.
Burime bëjnë me dije se në takim u diskutua rreth problematikave të hasura në zgjedhjet e 25 prillit, ku Basha ka porositur krerët e degëve që të evidentojnë çdo parregullsi që ka patur gjatë procesit si dhe të mbajnë të karikuara strukturat.
Bëhet me dije se Basha u ka thënë drejtuesve të degëve se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryedemokrati Basha e ka lënë të paqartë, nëse hapi i mosnjohjes së zgjedhjeve, të çon tek hapi i mosmarrjes së mandateve.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura Lulzim Basha ka folur për shitblerjen e votës ditën e zgjedhjeve dhe dosjen e plotë që po përgatit PD për kontestimin e rezultatit në Prokurori dhe institucionet ankimuese të KQZ.
Fraksion.com