Këshilltari i Bashës vijon sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim: Sjellja juaj është irrituese
Një prej mbështetësve më të mëdhenj të PD, Martin Henze, që njihet edhe si këshilltar gjerman në Selinë blu, ka sulmuar serish sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Henze, të cilin për shumë kohë PD ka tentuar ta bëjë sikur të ishte njeriu i partisë së Angela Merkelit i thotë ambasadores Kim se ëstë shumë irritues.
“Ambasadore, krimet zgjedhore të organizatës Rama 2017 nuk janë zgjidhur, pse duhet të zgjidhen për vitin 2021. Ata ju përgëzuan si ambasadore e SHBA për suksesin elektoral të kleptokratit Rama dhe tani kërkojnë hetim të zgjedhjeve? Sjellja juaj është irrituese”, shkruan ai.
Një ditë para zgjedhjeve Martin Henze e sulmoi ambasadoren Kim se doli kundër deklaratave të Presidentit Meta për ‘të bërë gati sfurqet dhe kosat për të mbrojtur votën’ duke se ka shkaktuar zemërim edhe në PD. Ai ka i thënë hapur asaj që ‘popullit i lind e drejta të mbrohet, dhe vetëmbrohet jo vetëm me sfurqe, por me ç’të mundet’./shqiptarja.com
Fraksion.com