Soreca: Parlamenti i ri dhe qeveria të vazhdojnë reformat me një dialog politik gjithëpërfshirës me opozitën
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, informoi sot disa prej përfaqësuesve të Parlamentit Europian në lidhje me rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri.
“Kënaqësi që informuam sot anëtarët e Parlamentit Europian për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 2021-it në Shqipëri, së bashku me ambasadoren Ursula Gacek”, u shpreh Soreca në një reagim.
“Patëm një bashkëpunim të shkëlqyer për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të OSBE/ODIHR dhe për zbatimin e strukturës së re zgjedhore”, theksoi ambasadori Soreca.
“Parlamenti i ri shqiptar dhe qeveria pritet të vazhdojnë reformat për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, me vendosmëri dhe me një dialog politik gjithëpërfshirës me opozitën”, u shpreh Soreca.
Fraksion.com