AktualitetPolitikëTë fundit

“Zgjedhjet u kryen, puna vazhdon”; Kodheli: Çështjet rajonale dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

“Zgjedhjet u kryen, puna vazhdon”, informon Kryetarja e Komisionet të Punëve të Jashtme  të Kuvendit të Shqipërisë znj Mimi Kodheli. Ajo ka marrë pjesë ditën e djeshme në seminarin ndërparlamentar me temë “Ballkani Perëndimor midis Multipolarizmit dhe Procesi i Integrimit Europian”.

Diskutimi i znj. Kodheli në cilësinë e Kryetares së KPJ,  kishte në fokus çështjet rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ky seminar u zhvillua me iniciativën e Komisionit për Çêshtjet e Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputeteve të Italisë, me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Komisioneve të Jashtme të vendeve të rajonit si dhe të disa vendeve të tjera europiane.

Në seminar morën pjesë  gjithashtu edhe  Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit, Roberto Fico dhe Ministri i Jashtem Italian, Luigi di Magio, Komisioneri i BE per Zgjerimin, Olivér Varhelyi, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit diplomatik të BE, Stefano Sannino si dhe homologë.

Postimi në Facebok:

“Zgjedhjet u kryen, puna vazhdon”

Sot mora pjesë në seminarin ndërparlamentar me temë “Ballkani Perëndimor midis Multipolarizmit dhe Procesi i Integrimit Europian”, që u zhvillua me iniciativën e Komisionit për Çêshtjet e Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputeteve të Italisë, me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Komisioneve të Jashtme të vendeve të rajonit si dhe të disa vendeve të tjera europiane.

Në seminar morën pjesë edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit, Roberto Fico dhe Ministri i Jashtem Italian, Luigi di Magio, Komisioneri i BE per Zgjerimin, Olivér Varhelyi, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit diplomatik të BE, Stefano Sannino si dhe homologë.

Diskutimi im në cilësinë e Kryetares së KPJ, kishte në fokus çështjet rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

 

Fraksion.com